TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 20:20

“13 vite opozitë dhe asnjë rival”, Grida Duma: PD në vetëshkatërrim total!

Shkruar nga Pamfleti
“13 vite opozitë dhe asnjë rival”, Grida Duma: PD në
Grida Duma

Moderatorja dhe ish-deputetja e PD Grida Duma, ka folur lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe procesin për zgjedhjen e kryetarit, duke ngritur shqetësime për mungesën e garës dhe zhvillimet e brendshme në parti. Sipas saj, PD po përballet me një krizë të thellë të brendshme.

“Është gabim që PD po e deklaron vetë vdekjen e saj. Nuk është e pashërueshme”, u shpreh Duma, duke shtuar se mungesa e rivalitetit brenda partisë është një sinjal negativ.

Ajo theksoi se është e pakuptueshme që pas një periudhe të gjatë në opozitë, nuk ka një alternativë përballë Sali Berishës.

“Si mund të mos ketë asnjë kandidat përballë në zgjedhje. Të kanë kaluar 13 vite dhe pas 13 viteve hyrje dalje në parti, nuk paska asnjë njeri serioz që të garojë përballë Berishës, atëherë aty ka vdekur ambicia politike brenda saj”, deklaroi Grida për "TCH".

Duma vuri në dukje se edhe faktorë të jashtëm, si kundërshtarët politikë, përfitojnë nga kjo situatë, por theksoi se përgjegjësia kryesore mbetet brenda vetë PD-së.

“Nuk ka sens që qoftë Edi Rama apo kushdo tjetër të mos përfitojë nga vetëshkatërrimi i kundërshtarit, është normale”, tha ajo.

Në analizën e saj, ajo kritikoi edhe mënyrën e drejtimit të partisë dhe përsëritjen e modeleve të vjetra politike.

“Berisha po gabon sepse ka një ligjësi në jetë, që kur je mësuar me disa reflekse, ti i përsërit të njëjtat”, u shpreh Duma.

Ajo ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi kuptimin e procesit zgjedhor në këto kushte. “Për çfarë duhet 23 maji kur dihet kush do jetë kryetari?”, shtoi ish-deputetja.

Duma paralajmëroi se kjo situatë mund të ndikojë edhe më gjerë në skenën politike, duke shtuar se zhvillime të ngjashme mund të prekin edhe Partinë Socialiste në të ardhmen.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Kjo buze mufatur tani u kujtua te beje "kritika" ku dikur hidhej si skifter t'i shanin Salo mavrine. Te gjitha me deputete, politiqene, media, akademike e tyrli lloj kapterresh te partive pasi e mbushin mire qesen e kane bere shtepi e biznese solide, kane siguruar jeten e tani gezojne frytet e punes se "ndershme". Pleqeri te lumtur o faqezinjte e kombit. Eh, se mos jeni vetem ju, ashtu eshte gatuar bota qe dikur e dikur.

    Lini një Përgjigje