TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 18:46

"Ngjallëm shpresë", Salianji: 5 muaj mjaftuan për të tronditur sistemin e kalbur!

Shkruar nga Pamfleti
"Ngjallëm shpresë", Salianji: 5 muaj mjaftuan për
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i referohet lëvizjes së tij politike gjatë pesë muajve të fundit. Ai e ka cilësuar si një periudhë me ndikim të fortë në skenën politike.

Në mesazhin e tij, Salianji thekson se iniciativa e ndërmarrë ka arritur të prodhojë rezultate që, sipas tij, nuk janë arritur më parë nga aktorë të tjerë politikë.

“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!”, shprehet ai.

Ai falenderoi mbështetësit dhe demokratët që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, duke e lidhur angazhimin e tyre me përpjekjet për reformimin e Partisë Demokratike dhe ndryshimin e sistemit politik në vend.

Salianji e cilësoi këtë iniciativë si një moment të ri në zhvillimet politike, duke shtuar se lëvizja është në rritje.

“Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër!”, deklaroi ai.

“Miq, 5 muaj mjaftuan për të bërë atë që të tjerët s’e bënë në 36 vite: të trondisim sistemin e kalbur, të ngjallim shpresë!

Lëvizja jonë është më e fortë se çdo regjim. Është fillimi i fundit të sistemit të vjetër! Gjithmonë me demokratët”, shkruan Salianji në rrjetet sociale.

ish-deputeti i partisë demokratike ervin salianji postim

Lini një Përgjigje