Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me demokratët e Mirditës, ku ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 8 majit. Ai deklaroi se situata është alarmante pasi vendi ndodhet në një pikë kyçe politike.
“Ky është një moment vendimtar për vendin”, u shpreh Gjekmarkaj, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar.
Ai theksoi se strukturat e Partisë Demokratike janë të angazhuara në përgatitjet për protestën. “Po vijojmë përgatitjet në një frymë bashkimi dhe mobilizimi”, deklaroi deputeti demokrat.
Gjithashtu, Gjekmarkaj akuzoi qeverinë për shpopullim dhe braktisje të vendit, duke kërkuar reagim të gjerë qytetar.
“Qeveria ka sjellë shpopullim dhe braktisje të vendit”, tha ai, duke kërkuar reagim të gjerë qytetar.
Sipas tij, protesta e 8 majit synon të jetë një kundërshtim i fortë ndaj qeverisjes aktuale dhe një sinjal politik për ndryshim.
"Me Kryesinë e PD-së, në një frymë bashkimi dhe mobilizimi, po vijojmë përgatitjet dhe thirrjen drejtuar çdo mirditori për t’iu bashkuar protestës kombëtare të 8 Majit.
Mirdita dhe mbarë Shqipëria janë sot përballë një momenti vendimtar. Mirditorët dhe çdo shqiptar i ndershëm janë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër regjimit të Edi Ramës, kundër shpopullimit dhe braktisjes që po i bëhet vendit tonë.
Njëkohësisht, në Mirditë përmbyllet me sukses procesi i ristrukturimit të strukturave, duke hapur një kapitull të ri angazhimi, me energji të reja, përfaqësim dinjitoz dhe një organizim më të fortë në çdo cep të territorit", shkruan ai në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje