Ndërsa qeveria flet për ndihmë dhe rindërtim, mijëra banorë pranë Spitaleve mbeten prej ditësh pa energji dhe shërbime bazë, në një situatë që ekspozon dështimin e institucioneve dhe braktisjen e qytetarëve...
Tragjedia e djegies së pallatit të “Arlis” në zonën pranë Spitaleve nuk po resht së sjelluri pasoja dhe probleme të tjera.
Mazhoranca dhe Edi Rama kanë përsëritur këto ditë se nuk do t’i lënë vetëm banorët, duke premtuar bonus qiraje dhe rindërtimin e banesave nga kompania ndërtuese. Për të zbutur situatën dhe për të mbuluar skandalin, Rama dërgoi në zonë zv.kryeministren Albana Koçiu dhe deputeten Ogerta Manastirliu.
Por e gjithë kjo duket më shumë si një mjegull propagandistike për të qetësuar reagimin publik, sesa një zgjidhje reale për problemin.
Në fakt, banorët e pallatit të djegur dhe të gjithë zonës përreth ndodhen prej ditësh në një situatë të rëndë. OSHEE ka ndërprerë energjinë për një pjesë të madhe të zonës, duke lënë mijëra banorë pa drita, pa ujë dhe me jetën e përditshme të paralizuar.
Mungesa e energjisë ka sjellë një efekt zinxhir: nuk funksionojnë pompat e ujit, pajisjet elektroshtëpiake, ashensorët dhe shërbimet bazë. Jeta është kthyer në një përpjekje të vazhdueshme për të përballuar minimumin.
Një banor i zonës i tha Pamfletit se më irrituese se mungesa e shërbimit është sjellja e zyrtarëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, të cilët përgjigjen me indiferencë dhe arrogancë. Edhe pas ankesave të përsëritura, askush nuk ka marrë masa për rikthimin e energjisë, me arsyetimin absurd se janë pushim.
Ndërkohë, mungesa e energjisë sjell edhe mungesën e ujit, rrit rrezikun për probleme shëndetësore dhe e rëndon situatën sidomos për të sëmurët, fëmijët dhe të moshuarit.
Kjo dramë që po përjetojnë banorët e njësisë numër 4 në kryeqytet nuk është thjesht një problem teknik. Ajo tregon gjendjen reale të shtetit shqiptar. Një shtet ku shumë zyrtarë nuk kryejnë detyrën sipas ligjit, por vetëm kur marrin urdhër nga lart. Dhe kur nuk ka urdhër, tërhiqen në indiferencë dhe arrogancë ndaj qytetarëve.
Kjo situatë lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon administrata. Punësimet nuk bëhen mbi bazën e meritës dhe përgjegjësisë, por shpesh mbi bazë lidhjesh dhe interesash. Si pasojë, një pjesë e strukturave publike nuk i përgjigjen qytetarit, por atyre që i kanë vendosur në këto poste.
Në këtë realitet, qytetari mbetet i fundit. Ndërsa interesat ekonomike dhe ndërtimi pa kriter vazhdojnë të dominojnë, duke e kthyer Tiranën dhe zonat përreth në kantier të përhershëm.
Dhe në këtë mes, tragjeditë nuk janë më vetëm ngjarje të izoluara. Ato janë pasojë e një sistemi që nuk funksionon për njerëzit./Pamfleti
Po ky esh kulmi pse nuk levizin te protestojne kta familjart Kane gjak apo ne vend te gjakut kane uj. Nuk dua te besoj se jane te gjithe patronazhuste te rilindjes dhe i rujne hatrin partise se Ramutit. Pika qe su bije, qendroni pa uje pa drita prej ditesh dhe nuk beni gek. Ju qofshi o pula. Ndaj e kane jeten e gjate sunduesit e llojit Enver Hoxha, Sali Berisha, Edi Rama tek ne. Ngrihuni ne proteste o trushplam se do tu shkelin me kembe e do tu bejne balte
Rrofte Partia me shokun Palikaris ne krye te malakave