Kryeministri Edi Rama vijon të bëjë ‘liderin global’. Si duket i pëlqen të bëjë këtë rol. Kur Shqipëria ka 1 mijë halle që rëndojnë mbi popullin, Rama zgjedh të reagojë mbi sulmin e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Kryeministrit, dihet tashmë që i pëlqen të bëjë protagonistin. Rama e ka cilësuar sulmin si “akt të pamatur, të paprovokuar dhe të papranueshëm agresioni”.
Kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria dënon “në termat më të fortë” sulmin, të cilin e përshkroi si terrorist dhe të kryer nga një regjim që vazhdon të eksportojë dhunë, paqëndrueshmëri dhe pasiguri jashtë kufijve të tij”.
Sipas kryeministrit, shënjestrimi i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk është vetëm sulm ndaj një shteti sovran, por edhe ndaj paqes dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe më gjerë.
“Solidariteti ynë i plotë është me udhëheqësinë, popullin dhe mbrojtësit e EBA-s”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se Irani duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për këtë përshkallëzim të rrezikshëm, duke theksuar se veprime të tilla, sipas tij, vetëm thellojnë izolimin e regjimit iranian dhe forcojnë vendosmërinë e vendeve që mbështesin sovranitetin, sigurinë dhe paqen globale.
Rama në "X": Sulmet e ripërtërira me raketa nga Shteti Terrorist i Iranit kundër Emirateve të Bashkuara Arabe vëllazërore janë një akt agresioni i pamatur, i paprovokuar dhe krejtësisht i pajustifikueshëm kundër një kombi sovran dhe kundër vetë paqes rajonale. Emiratet e Bashkuara Arabe u përballën përsëri sot me sulme me raketa dhe dronë dhe ne, Shqipëria, e dënojmë me fjalët më të ashpra të mundshme këtë sulm terrorist nga një regjim që vazhdon të eksportojë dhunë, paqëndrueshmëri dhe pasiguri përtej kufijve të tij. Të shënjestrosh Emiratet e Bashkuara Arabe, një komb që qëndron për paqen, progresin, stabilitetin dhe partneritetin përtej feve, racave, gjuhëve dhe rajoneve, nuk është vetëm një sulm ndaj një vendi, por një sulm ndaj vetë mundësisë së paqes dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe shumë më gjerë. Solidariteti ynë i plotë është me udhëheqjen, popullin dhe mbrojtësit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata që kërkojnë të terrorizojnë kombet e lira përmes raketave dhe frikësimit duhet të dinë se akte të tilla vetëm sa thellojnë izolimin e tyre dhe forcojnë vendosmërinë e atyre që qëndrojnë për sovranitet, siguri dhe paqe globale. Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm dhe, para së gjithash, për hir të popullit të vet, i cili mbetet peng i një regjimi që qeveris me instinktet e Epokës së Gurit, ndërsa e zvarrit një komb të lashtë më thellë në izolim, terror dhe vetëshkatërrim.
Lini një Përgjigje