TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 19:55

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi, ish-kreu i Kuvendit shuhet në moshën 89-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi, ish-kreu i Kuvendit shuhet në
Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-deputeti socialist dhe ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi!

Ish-kreu i Kuvendit dhe një ndër figurat kryesore të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, është ndarë sot nga jeta. Ai u shua në moshën 89-vjeçare.

I njohur mes socialistëve me emrin profesori, Pëllumbi shënon një karrierë të pasur në politikën shqiptare, si ish-kryetar i Kuvendit dhe disa mandate deputet. Po ashtu ka qenë një zë me peshë në radhët e socialistëve.

Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe njihet si një nga figurat që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit, veçanërisht në periudhën e tranzicionit. 

Ai konsiderohet një nga figurat që luajti rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, veçanërisht gjatë tranzicionit pas viteve ’90. Në këtë periudhë, ai shërbeu si nënkryetar i Partisë Socialiste nga viti 1990 deri në vitin 1996 dhe ishte i angazhuar në fushata të rëndësishme politike, përfshirë kundërshtimin e referendumit për Kushtetutën dhe përpjekjet për lirimin e Fatos Nanos.

Pëllumbi kishte një formim të thellë akademik. Ai kreu studimet e larta në Universitetin e Petersburgut, ku u titullua doktor i shkencave në Letërsi. Karrierën e nisi si pedagog në Institutin Pedagogjik të Korçës në vitet 1960–1963 dhe më pas vijoi në këtë profesion deri në vitin 1977, përpara se të përfshihej në strukturat drejtuese të Partisë së Punës. Për disa vite ka qenë edhe pedagog në Universitetin e Tiranës.

Për kontributin e tij, Servet Pëllumbi është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

1 Komente

  1. B
    BP

    Ishalla tanë jetojmë sa z. Serveti.

    Lini një Përgjigje