TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 20:12

“Lamtumirë Profesor i dashur”, Rama reagon për ndarjen nga jeta të Servet Pëllumbit!

Shkruar nga Pamfleti
“Lamtumirë Profesor i dashur”, Rama reagon për ndarjen nga
Foto e shpërndarë nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të politikanit dhe ish-kreut të Kuvendit Servet Pëllumbi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e një prej figurave të njohura të jetës publike dhe akademike në Shqipëri.

“Lamtumirë Profesor i dashur”,-ka shkruar Rama në Facebook, duke e shoqëruar me një foto të vjetër të Pëllumbit.

Lajmin e vdekjes së Pëllumbit e lajmëroi i pari socialisti Taulant Balla, i cili ka shkruar ndër të tjera: "Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste"

"Lamtumirë Profesori ynë i madh Servet Pëllumbi Sa shumë do donim të të kishim në ditëlindjen e 35-të të Partisë sonë Socialiste, të cilës i dhe shumë nga vlerat e tua në kohë të vështira kur u desh ta drejtoje. Kuvendit të Shqipërisë i dhe gjithashtu vlerë me drejtimin tënd të pazëvendësueshëm. U prehsh në paqe Profesor Serveti! Kuvendi i Shqipërisë, Partia Socialiste dhe familja do të njoftojnë në vijim ceremonitë në respekt të këtij njeriu të madh"-ka shkruar Balla.

Servet Pëllumbi u shua sot në moshën 89-vjeçare. I njohur mes socialistëve me emrin profesori, Pëllumbi shënon një karrierë të pasur në politikën shqiptare, si ish-kryetar i Kuvendit dhe disa mandate deputet. Po ashtu ka qenë një zë me peshë në radhët e socialistëve.

Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë dhe njihet si një nga figurat që ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimet politike të vendit, veçanërisht në periudhën e tranzicionit. 

Ai konsiderohet një nga figurat që luajti rol të rëndësishëm në zhvillimet politike, veçanërisht gjatë tranzicionit pas viteve ’90. Në këtë periudhë, ai shërbeu si nënkryetar i Partisë Socialiste nga viti 1990 deri në vitin 1996 dhe ishte i angazhuar në fushata të rëndësishme politike, përfshirë kundërshtimin e referendumit për Kushtetutën dhe përpjekjet për lirimin e Fatos Nanos.

servet pëllumbi edi rama

Lini një Përgjigje