TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2026, 20:36

Berisha sërish thirrje për protestë masive: 8 Maji është dita jonë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sërish thirrje për protestë masive: 8 Maji

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur “foltoren” me mbështetësit në zonën e Astirit në Tiranë. Ai ka përsëritur thirrjen për pjesëmarrje në protestën e 8 majit, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për opozitën.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se opozita ndodhet në një fazë përfundimtare të përballjes politike.

“Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër. Do ta bëjmë, për sakrificën tonë!”, u shpreh kryedemokrati.

Ai e lidhi protestën me të ardhmen e vendit dhe thirrjen për mobilizim qytetar. “Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë! 8 Maj është dita jonë!”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së përdori një gjuhë të ashpër kundër qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për dëmtim të interesave të vendit.

“Më 8 Maj, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, do t’u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne, dhe jo banda në pushtet!”, tha ai.

Në vijim, ai shtoi se protesta do të jetë një mesazh edhe për partnerët ndërkombëtarë.

“Me 8 Maj, do t’i themi botës, Evropës dhe botës, se vlerat, të drejtat, kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne”, u shpreh Berisha.

Në përfundim, Berisha u bërish sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. “Të gjithë në datën 8 Maj, të ngrihemi madhërishëm, në protestën tonë paqësore, në të drejtën tonë për dinjitetin tonë”, përfundoi ai.

kreu i partisë demokratike sali berisha

Lini një Përgjigje