TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2026, 11:11

Berisha sulmon kryeministrin nga Kruja: Ballabani osman ka qenë më lule se Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon kryeministrin nga Kruja: Ballabani osman ka qenë më
Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha së bashku me një grup deputetësh demokratë këtë të mërkurë ka marrë pjesë në aktivitetin “Zanafilla e Kombit” me rastin e datëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Ai tha se 'Ballabani osman ka qenë më lule se Rama', duke e cilësuar kryeministrin si pushtues.

“Nderimi i Skënderbeut për çdo shqiptar është detyrimi. Kur mos të dorëzohemi kundër këtij pushtuesi që ka poshtëruar shqiptarët. Ballabani ka qenë më lule në krahasim me Edi Ramën”, tha ai.

Gjatë takimit, Berisha bëri disa akuza të rënda ndaj Kreyministrin Edi Rama për marrëdhëniet e tij me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ku sipas Berishës është argat i Beogradit.

"Të nderuar deputetë, drejtues politik i qarkut, Bylykbashi, zoti Strazimiri, zoti Cara, zoti Piroli, zoti Xhelal Mziu, zonja Luku, Andia Ulliri, të gjithë ju miq të pranishëm në këtë takim.
Dua të falënderoj shumë Aulon Kalanë, me shumë mirënjohje, për organizimin e këtij takimi në nderim të figurës më të ndritur të të gjithë historisë tonë kombëtare, të figurës më të jashtëzakonshme, jo vetëm në historinë e kombit shqiptar, por absolutisht dhe në historinë e njerëzimit.
Të një gjeniu të papërsëritshëm në politikë, në ushtri, diplomaci.
Të burrit që u shndërrua me veprën e tij në shtyllë thelbësore të identitetit kombëtar të shqiptarëve, të qenies së çdo shqiptari, Skënderbeut.
Me Skënderbeun lindi liria e shqiptarëve.
Me Skënderbeun lindi lavdia e shqiptarëve.
Me Skënderbeun, 200 vite para Vestfalisë nisi shteti i shqiptarëve, me prijësin e vet legjendar, me flamurin e vet, ndër më të bukurit në botë, me Kushtetutën e vet, me territorin që nuk guxonte kush t’ia prekë.", tha Berisha.

 

berisha sulmon kryeministrin krujë

Lini një Përgjigje