TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2025, 07:57

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në banka dhe vogëlushëve që nisin klasën e parë

Shkruar nga Pamfleti

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese 345 mijë

Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka uruar suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave.

Gjithashtu i ka uruar suksese edhe 26,500 nxënësve të klasave të para që ulen për herë të parë në bankat shkollore.

“Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Lini një Përgjigje