TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shtator 2025, 18:46

“Kartelet e drogës të lidhura me Ramën”, Berisha: Lejoi dyshen Çopja-Çela të trafikojnë 28 ton kokainë

Shkruar nga Pamfleti

“Kartelet e drogës të lidhura me Ramën”, Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Rama e ka vendosur Shqipërinë në krye të listës së lajmeve të zeza. Ai e akuzon drejtpërdrejt se është i lidhur me kartelet e drogës.

Berisha shprehet se vera e këtij viti ishte tipike e narkoshtetit, ndërsa shton se kartelët famëkeq shqiptarë të drogës janë të lidhur me Edi Ramën.

Sipas tij, bandat e drogës u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë dhe se dyshja Çopja–Çela, kanë trafikuar në një vit 28 ton kokainë.

“Vera e Shqipërisë ishte vera tipike e narkoshtetit. Kartelët famëkeq shqiptarë të drogës, të lidhur direkt me Ramaduron, u provuan si më të fuqishmit dhe më të rrezikshmit në Europë. Vetëm dyshja Copja–Çela kishin trafikuar në një vit 28 ton kokainë me vlerë 6 miliardë euro!”, tha Berisha.

Kreu i PD shkruan në profilin e tij në “Facebook” se emri i Shqipërisë po lakohet në lajmet e zeza, si vendi që eksporton ushqime të helmuara nga pesticide kancerogjene.

“Vende të ndryshme bllokojnë frutat, zarzavatet dhe prodhime të tjera të Shqipërisë si prodhime jashtë çdo standardi dhe të helmuara nga pesticide kancerogjene. Por nëse shtetet e tjera mbrojnë qytetarët e tyre nga prodhimet e helmuara shqiptare, qytetarët shqiptarë nuk i mbron absolutisht askush”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje