TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2025, 19:31

Masakrimi me asfalt i “Rrugës Egnatia”, kryebashkiaku i Peqinit s'pranon kritikat: Rruga përdoret edhe nga banorët e zonës

Shkruar nga Pamfleti
Masakrimi me asfalt i “Rrugës Egnatia”, kryebashkiaku i Peqinit
Bukurosh Maçi

Kryebashkiaku i Peqinit, Bukurosh Maçi ka reaguar pas apelit publik të studiuesit Auron Tare për frenimin e rrethimit me asfalt të Rrugës historike Egnatia.

Sipas vizionit të kryebashkiakut, konturimi me asfalt i Rrugës Egnatia e bën atë të pavdekshme. Ai i konsideron keqdashëse kritikat dhe thotë se që përveç shfrytëzimit për turizëm, rruga përdoret edhe nga banorët e zonës.

Aty kanë qenë të gjithë në gjithë këto vite dhe nuk e kanë përmendur asnjëherë Peqinin kur ishte i mbuluar nga ferrat dhe kur as nuk njihej si vend. Sot që në punojmë ngrihen e bëjnë vërejtje.

Keqdashës s’na lënë të bëjmë punën, ne po i nxjerrim në pah vlerat arkitekturore.

Unë i kam kërkuar edhe Auronit ndihmë dhe mbështetje për të ruajtur arkeologjinë e zonës madje kam trokitur në çdo institucion. Peqini nuk ka pasur vëmendje asnjëherë.

Tani me asfaltin, a kam bërë mirë a kam bërë keq s’e di. Asfalti aty është dhe hiqet, por e mbron rrugën dhe e bën të pavdekshme. Unë kam menduar që rruga të shfrytëzohet edhe për turizëm por të kenë akses edhe banorët aty, sepse ajo është zonë e banueshme.

Aty është një urë mbi 2400-vjeçare e kemi ruajtur se është gati në të shembur. kemi bërë thirrje që të mirëmbahet”,- deklaroi Maçi për Report Tv.

Lini një Përgjigje