TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shtator 2025, 21:36

Fatmir Mediu: Nuk është momenti të largohem, opozita duhet të jetë e bashkuar

Shkruar nga Pamfleti

Fatmir Mediu: Nuk është momenti të largohem, opozita duhet

Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu ka folur lidhur me situatën politike brenda partisë.

Mediu theksoi se nuk është momenti për largimin e tij, ndërsa shtoi se gjithmonë ekziston një kohë për të vlerësuar drejtimin politik dhe për të marrë vendime të rëndësishme.

Sipas Mediut, Partia Republikane ka shumë individë të rinj me autoritet, por përballë sfidave të tanishme, kërkohet një angazhim i gjithsecilit.

“Absolutisht që gjithmonë është një kohë që duhet të shikosh në një moment drejtimin politik dhe vendimet që duhet të marrësh dhe unë e kam thënë që nëse ka dy njerëz që i jam mirënjohës në procesin politik, njëri është Sabri Godo dhe Sali Berisha. Duhet parë rotacioni politik. Kjo nuk duhet parë vetëm për shkak të një momenti të ndjesisë personale.

Partia Republikane ka shumë njerëz të rinj me autoritet që e bëjnë të mundur drejtimin e Partisë Republikane, por në situatat që kemi pasur mendoj që ka nevojë për kontributet e të gjithëve. Nuk është momenti që opozita të jetë përjashtuese por përfshirëse.

Detyra e parë është organizimi dhe funksionimi në çdo qendër votimi i Partisë Demokratike me të gjithë historikun e saj, bashkimi i opozitës rreth programeve jo rreth individëve, dhe përfshirja e çdo subjekti opozitar në këtë marrëdhënie”, tha Mediu për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje