TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Maj 2026, 21:25

Molotovë dhe ujë me presion, mbyllet protesta e opozitës pas rreth 90 minutash (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Molotovë dhe ujë me presion, mbyllet protesta e opozitës pas

Protesta nisi rreth orës 20:00, ndërsa pjesa më e madhe e mbështetësve opozitarë, ishin mbledhur në selinë e PD për tu zhvendosur më pas në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para godinës së Kryeministrisë...

Protesta e opozitës është mbyllur pas rreth 90 minutash pas nisjes së saj. Momentet më të tensionuara u regjistruan në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa në dallim nga herët e tjera, protestuesit nuk hodhën fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të Kryeministrisë, por disa metra më tej.

Molotovë dhe ujë me presion, mbyllet protesta e opozitës pas

Përplasjet më të shumta në distancë mes protestuesve dhe policisë ndodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe pati një intensifikim të hedhjes së molotovëve në drejtim të uniformave blu, si një kundërpërgjigje ndaj ujit me presion që u hodh ndaj tyre.

Molotovë dhe ujë me presion, mbyllet protesta e opozitës pas

Forcat e rendit i janë përgjigjur me ujë me presion grupit të protestuesve, ndërsa nuk ka pasur një përleshje apo ndërhyrje të dhunshme të policisë për të shpërndarë protestuesit.

Pas rreth 1 ore përplasjeje, protestuesit u zhvendosën në drejtim të selisë së PD-së, atje ku shënohet edhe mbyllja e protestës.  

Protestës së sotme i kanë munguar fjalimet, ndërsa ajo që u vu re ishte se policia parandaloi një marshim të protestuesve në rrugët e kryeqytetit, duke ndërprerë kështu skenarin që duket se opozitarët kishin planifikuar.

Protesta nisi rreth orës 20:00, ndërsa pjesa më e madhe e mbështetësve opozitarë, ishin mbledhur në selinë e PD për tu zhvendosur më pas në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" para godinës së Kryeministrisë. Atje protestuesit qëndruan rreth 30 minuta dhe më pas u mendua një zhvendosje në drejtim të Ministrisë së Brendshme, por në afërsi të ish-hotel Dajtit, ishte vendosur një kordon policor që ndaloi marshimin. 

Këtu u regjistruan edhe incidentet më të shumta në protestë, ku policia hodhi ujë me presion dhe sasi të vogla gazi lotsjellës, ndërsa nga protestuesit u hodhën molotovë dhe fishekzjarre. 

Ndryshe nga protestat e mëparshme, kur protestuesit sulmonin me fishekzjarrë dhe molotovë godinën e Kryeministrisë, në protestën e sotme, duket se organizatorët kishin menduar një tjetër skenar, atë të shmangies së një përplasjeje pranë godinës qeveritare, duke synuar një marshim në rrugët e Tiranës. 

Kjo ishte protesta e 8 kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike përgjatë 2026-ës, ndërsa kërkesa kryesore e opozitës është largimi i Kryeministrit Edi Rama.

protesta pd policia

Lini një Përgjigje