TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 10:17

Mocioni me debat me Ramën, 6 deputetët e Berishës kërkesë Nikollës: Duam të flasim të parët në seancën plenare

Shkruar nga Pamfleti

Mocioni me debat me Ramën, 6 deputetët e Berishës

Deputetët të cilët janë jashtë grupit parlamentar që si rregull e kanë radhën për të folur në fund të seancës plenare që nis ditën e sotme dhe pritet të zgjasë 24 orë, kanë bërë një kërkesë që të flasin në fillim të kësaj seance.

Nga dokumenti i siguruar, 6 deputetët e Rithemelimit, Edi Paloka, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Lindita Metaliaj, Kasem Mahmutaj, Albana Vokshi, kanë firmosur këtë kërkesë drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla. Në kërkesën drejtuar Nikollës, deputetët kanë kërkuar që mocioni me debat të mos bashkohet me seancën e pyetjeve. Ndërsa sa i takon kërkesës së tyre për të folur të parët, ata argumentojnë se duhet të jetë kështu për shkak se kanë qenë ndër firmëtarët për mbajtjen e këtij mocioni me debat.

Ndërkohë Parlamenti ka filluar seancën maratonë për çështjen McGonigal.

E vetmja pikë e rendit të ditës është mocioni me debat me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”, e kërkuar nga opozita.

Opozita e akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka lobuar tek ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal dhe e ka paguar atë për “të asgjësuar opozitën shqiptare”.

Kujtojmë se McGonigal është i arrestuar në SHBA.

Mocioni me debat me Ramën, 6 deputetët e Berishës

 

mocioni me debat me ramën 6 deputetët e berishës kërkesë nikollës

Lini një Përgjigje