TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 09:59

Dy shtete, dy standarte! Ministri grek jep dorëheqjen, në Tiranë nuk kujtohet askush për masakrën

Shkruar nga Pamfleti

Dy shtete, dy standarte! Ministri grek jep dorëheqjen, në Tiranë

Ministri grek ka dhënë jep dorëheqje për integritet pas tragjedisë në Larisa, ndërsa në Tiranë nuk kujtohet askush...

Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë në Larisa ku përplasja e dy trenave la të vdekur të paktën 43 persona.

Ai tha se po largohej nga detyra "në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë".

Ndërsa në Shqipëri pas masakrës së Tiranës, ku Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera, ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi  “lau duart” për krimin e rëndë që trondit kryeqytetin.

Bledar Çuçi pas arrestimit të autorit ia faturoi përgjegjësinë drejtësisë që e ka lënë atë të lirë autorin.

Qeveria dhe autoritetet tona biles shkojnë më tej me pafytyrësinë dhe njoftojnë mediat për konferneca shtypi për të reklamuar 2 operacione në Tiranë (pa kaluar ende 24 nga masakra),se kanë goditur grupe kriminale që kultivonte kanabis dhe kanë sekuestruar drogë me vlerë 100 mijë euro.

Ndërsa ministri grek Karamanlis tha se ai kishte bërë "çdo përpjekje" për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “ nuk i përshtatet shekullit të 21-të”.

“Por, kur ndodh diçka kjo tragjike, është e pamundur të vazhdohet sikur asgjë të mos ketë ndodhur”.

Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të natës së mërkurë për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash "një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë" dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.

Ai tha se duket se përplasja ishte "kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor", por nuk dha hollësi.

Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.

Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishihn studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve.

 

Lini një Përgjigje