TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 09:13

PS fillon propagandën pa nisur ende fushata elektorale, Rama: 400 vende të reja pune në FA

Shkruar nga Pamfleti

 

PS fillon propagandën pa nisur ende fushata elektorale, Rama: 400 vende
Edi Rama

Edhe pse jemi ende larg hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, qeveria Rama nuk e ndal propagandën.

Ditën e sotme, kryeministri Rama e ka nisur ditën duke njoftuar 400 vende të reja pune te Forcat e Armatosura, teksa në Kuvend është parashikuar 24 orë debat për skandalin e tij në çështjen McGonigal.

Në një postim në Facebook,kreu i qeverisë shkruan se rritja e pagave për ushtarakët i bën ata më të paguarit në rajon, e që më pas do të ketë një rritje tjetër për të barazuar mesataraven e pagave të NATO-s.

“Me ftesën për t’u bërë pjesë e 400 mundësive të reja të punësimit në Forcat e Armatosura Shqiptare, duke aplikuar në https://www.mod.gov.al/rekrutim, pas rritjes së vijueshme të pagave për rreth 7 mijë ushtarakë, të cilët tanimë janë ndër më të paguarit në rajon, po do të jenë jo shumë larg nga sot në mesataren e pagave të NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.

 

 

ps fillon propagandën pas nisur ende fushata elektorale rama

Lini një Përgjigje