
Të gjithë anëtarët e “foltores” duket se ndjekin retorikën e Berishës në çdo dalje që ata bëjnë në media. Këtë ka bërë dhe deputeti i PD-së, Edi Paloka i cili akuzoi ambasadoren Kim si të përfshirë në aferën “McGonigal”, teksa shtoi se pas skandalit ajo ka kyçur gojën prej dy muajsh.
Paloka u shpreh i bindur gjithashtu se skandali "McGonigal" ka cënuar marrëdhëniet e Edi Ramës me ndërkombëtarët.
“Do ta shohim në vazhdim sesa partner është. Zonja ambasadore që nuk linte rast pa dalë dhe kur kollitej opozita, thoshte u kollit keq dhe skandalet e Ramës si ka përmendur kurrë, ka mbyllur gojën tani. Nuk ka lidhje me largimin. Ka dy muaj ky skandal dhe nuk ka folur. Tre veta e kanë mbyllur gojën, Rama dhe ambasadorja dhe i treti do dalë më vonë, viktima”, tha Paloka.
Lini një Përgjigje