TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 17:20

Ngjarja e rëndë në Paskuqan, reagon Erion Braçe: Ditë e zezë për vendin, ky krim tregoi se sistemi ka dështuar

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja e rëndë në Paskuqan, reagon Erion Braçe: Ditë

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar sot në Kamëz, ku u vranë 3 gra dhe u plagosën dy të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook” ai shkruan se sot është një ditë e zezë për vendin pasi tregon sistemin e dështuar. Ai ngre pyetjen sesi një njeri që ka vrarë, përdhunuar mund të vazhdojë të jetë i liri.

Kujtojmë që mesditën e sotme Dan Hutra me armë kallashnikov shkoi në shtëpinë e ish bashkëjetueses në Paskuqan dhe plagosi atë dhe nënën e saj, ndërsa vrau Mevlute Hysa, 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku, 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Ndërsa një grua tjetër u vra në Kamëz. Etleva Kurti u gjet e pajetë jashtë oborrit të shtëpisë dhe dyshohet se ngjarja ishte për hakmarrje pasi vëllai i saj Vladimir Kurti ndodhet në burg.

Postimi i plotë i Erion Braçe:

5 GRA TE QELLUARA ME ARME ZJARRI;

3 TE VDEKURA E 2 TE PLAGOSURA!

VETEM SOT, NE NJE BASHKI, KAMEZ,

THUAJSE NE TIRANE, KRYEQYTET!

DITE ME TE ZEZE SE KJO PER VENDIN,

NUK KA; JO THJESHT PER GRATE, PER SISTEMIN QE KEMI NGRITUR NE 33 VITE;

Nuk funksionon, eshte ne krahun e burrave vrases, as ndeshkon e as edukon, thjesht i riciklon te vrasin perseri;

Jo thjesht grate e tyre, ish grate qe kane patur kurajon ti shporrin nga jeta si te dhunshem, por te tjera gra familjare e pa asnje lidhje vec asaj te gjakut;

Te kesh vrare nje grua, te kesh perdhunuar nje tjeter, te kesh dhunuar nje tjeter akoma dhe te jesh i lire te levizesh me KALLASH e te qellosh kater gra njeheresh, thuajse ti vrasesh te katerta, NUK ESHTE ME AS DHUNE NE FAMILJE, AS THJESHT VRASJE, ESHTE TERROR;

POR MBI TE GJITHA DESHTIM I MERITUAR I NJE SHOQERIE QE GRUAN NUK E DO KURRE TE LIRE, TE DREJTE, VENDIMMARRESE PER VETE E JETEN E SAJ; NDRYSHE E FYEN, E SHAN, E SULMON, E POSHTERON, E PERDHUNON, E RREH, E VRET BARBARISHT!

Kjo tjetra pastaj, te vrasësh një vajze për hakmarrje ndaj nje keqberesi mbyllur pas hekurave, eshte nivel tjetër paburrërie, turpi e neverie qe nuk ka asnje lidhje as me ate ku referohet, KANUNIN;

GRUAJA NUK PREKET!

Tani, sa here i kemi thënë këto fjale?

Po aq here sa gra janë vrare!

Çfarë ka ndodhur me pas?

Janë vrare prape gra!

Natyrisht, unë besoj se e gjitha është çështje kulture, mendësie, troç nuk zgjidhet veç me polici e police;

Por është edhe çështje SISTEMI, LIGJI, ZBATIMI TE TIJ, DREJTE E PA TOLERANCE!

Ka ardhur koha qe ky takëm burrash qe vrasin gra, TI NDJEKE NJE STRUKTURE E POSACME, E PERZGJEDHUR NGA RADHET E BURRAVE E GRAVE QE NUK URREJNE GRATE, NUK I JAPIN TE DREJTE KULTURES QE JUATIFIKON BURRAT E DHUNSHEM ME NENSHTRIMIN E GRAVE;

Një strukture vertikale qe nis tek policia e shkon deri ne gjykatën me te larte te këtij vendi, e cila ndjek këmba këmbës këta, parandalon, bën drejtësi, pa lenë hapësirë qe kriminele ai këta te sotmit te jene te lire për te vrare serish gra e vajza!

DREQI TA HAJE, MERRNI E MBANI PERGJEGJESI, JO THJESHT KARRIGE!!

Ngushëllimi familjeve te grave te vrara sot!

E di qe kjo su lehtëson aspak!

ngjarja paskuqan

Lini një Përgjigje