TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 19:33

Berisha i paraprin disfatës në Apel: Xhaçka ka informuar ambasadat se gjykata do vendosë kundër nesh

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i paraprin disfatës në Apel: Xhaçka ka informuar

Ish kryeministri Sali Berisha i ka paraprirë disfatës së 3 marsit në Apel. Të premten do të mbahet gjyqi për vulën e PD dhe aty varet fati politik i Berishës.

Sot ai i ka paraprirë një vendim në favor të Alibeajt, pasi deklaroi se ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka informuar ambasadorët se vendimi për drejtimin e Partisë Demokratike është paracaktuar në disfavor të tij.

"Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje. Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor", tha Berisha.

Gjyqi në Apel do të mbahet të premten në orën 11.00. Ndërsa një orë më pas Berisha do të dalë në protesta para Kryeministrisë.

berisha apel vula

Lini një Përgjigje