TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2023, 22:08

Krimet makabër në Tiranë, reagon Begaj: Ngjarje të papranueshme, drejtësia të veprojë me forcën e ligjit

Shkruar nga Pamfleti

Krimet makabër në Tiranë, reagon Begaj: Ngjarje të

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për masakrën e sotme në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se organet duhet të veprojnë me forcën e ligjit.

Sot u vranë 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera dhe u dha një tjetër shembull se si drejtësia ka dështuar. Autori duhej të ishte në qeli, por u la i lirë dhe ai kreu një masakër.

Lajmet makabre të ditës së sotme në Tiranë, ku tre gra janë vrarë e tre të tjera janë plagosur, janë tërësisht të papranueshme! I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të viktimave! Fenomene të tilla të dhunës ekstreme apo të çdo lloj forme dhune ndaj grave nuk kanë vend dhe nuk mund të jenë pjesë e shoqërisë sonë demokratike, ku dinjiteti dhe jeta e njeriut janë vlera të larta dhe të pazëvendësueshme.

Dënoj ashpër të gjitha ngjarjet e dhunës në familje dhe kërkoj që organet ligjzbatuese të veprojnë me forcën e ligjit. Një shoqëri ku gruaja vritet, dhunohet, keqtrajtohet, nënshtrohet, është një shoqëri që nuk duhet të pushojë së vepruari deri sa ky realitet të ndryshojë totalisht”, shkruan Begaj në Facebook.

 

begaj vrasje tirane

Lini një Përgjigje