TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 18:54

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, arrestohet autori i masakrës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, arrestohet autori i masakrës
Momenti i arrestimit të Dan Hutrës

Merr fund arratia e autorit të masakrës së ditës së sotme, ku u vranë 3 gra dhe u plagosën 3 të tjera. Pas 7 orësh kërkime, policia ka lokalizuar dhe ka vënë në pranga Dan Hutrën, 40 vjeç.

Ky i fundit sot ka terrorizuar kryeqytetin, pasi ka kryer një masakër në Paskuqan, ndërkohë që ka kryer vrasje dhe plagosje në Kamëz dhe Astir. Ai u lokalizua pranë landfillit të Sharrës në Tiranë. 

Dan Hutra prej kohësh kishte konflikte me ish-bashkëshorten e tij dhe qëndroi në qeli për dhunë në familje. Vetëm dy javë më parë ai doli nga burgu dhe ka nisur shantazhet dhe presionet ndaj ish-bashkëshortes. Sot në mesditë ai ka shkur te banesa e familjes së saj dhe ka qëlluar me breshëri automatiku.

40 vjeçari ka plagosur me armë Elena Hysën 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesen e tij dhe nënën e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).  Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.  Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, njoftoi policia.

Vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, arrestohet autori i masakrës
Arma me të cilën u krye krimi

Por, teksa e gjithë vëmendja ishte përqendruar në Paskuqan, u raportua për një vrasje në Kamëz dhe një plagosje në Astir. Më pas u zbulua se autor ishte po 40-vjeçari.

Dyshohet se para se të shkonte në banesën e ish-partneres dhe të hapte zjarr, fillimisht ka plagosur me thikë ish- të dashurën e tij në Astir dhe i ka marrë më pas një shumë të madhe parash.

Bëhet fjalë për Marjana Gurakuqi, 40 vjeçe e cila është plagosur nga Hutra. Sipas informacioneve ajo është shprehur se ishte dhunuar nga ish-i dashuri i saj.

Thuajse në të njëjtën orë me ngjarjen në Paskuqan, u raportua se ishte vrarë shtetësja Etleva Kurti. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Dyshimet janë se Hutra ka pasur konflikte në burg me Vladimir Kurtin dhe ka qëlluar ndaj banesës së këtij të fundit duke i vrarë motrën. Më pas ai u shpall në kërkim dhe pas 7 orësh, mësohet se është arrestuar në landfillin e Sharrës.

 

vrasje

Lini një Përgjigje