
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku një vajzë e re, Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë, dhe dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Paskuqan.
Ka dyshime se krimet në fjalë të jenë kryer nga i njëjti autor, Dan Hutra, duke iu referuar dyshimeve të Vladimir Kurtit, i cili rezulton i dënuar me burg përjetë për vrasjen e një çifti në Kamzë.
Kurti ka pohuar për gazetaren Klodiana Lalën se me Dan Hutrën ka patur përplasje në burg dhe se 40-vjeçari kishte tentuar dhe më parë t’ia vriste të motrën.
“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, ka deklaruar nga burgu Vladimir Kurti.
Lini një Përgjigje