Zbardhet krim makabër në Paskuqan. Një 35-vjeçar qëlloi me armë zjarri ndaj banesë së ish-bashkëshortes së tij duke shkaktuar një masakër të vërtetë.
Në zonën e Paskuqanit, Dan Hutra ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj familjarëve të ish bashkëjetueses së tij duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës.
40 vjeçari ka plagosur me armë Elena Hysën 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysën, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesen e tij dhe nënën e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (të fejuarën e vëllait të ish-bashkëjetueses).
“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, thotë policia.
Por Hutra është një person me precedent të theksuar kriminal.
Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën, dhe përdhunoi kunatën tjetër.
“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte ai në atë kohë.
Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.
Lini një Përgjigje