TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 14:04

Maskara në Paskuqan, autori sapo kishte dalë nga burgu; e vdekur ka mbetur ish-bashkëshortja e tij

Shkruar nga Pamfleti

Maskara në Paskuqan, autori sapo kishte dalë nga burgu; e vdekur ka

Ramazan Kutra, autori i masakrës sot në Paskuqan dyshohet se sapo kishte dalë nga burgu. Mësohet se ai ishte proceduar më herët për vjedhje, ndërkohë që përdorte disa emra.

Dyshimet janë se krimi ka ndodhur për shkak të konfliktit mes 35-vjeçarit dhe ish-bashkëshortes së tij. Po ashtu mësohet se ata janë prindër të dy fëmijëve. I riu ka hapur zjarr ndaj familjes së ish-bashkëshortes dhe mësohet se në banesë kanë qenë prindërit dhe motrat e saj.

Për pasojë dyshohet se ai ka vrarë ish-bashkëshorten.Mësohet se një prej viktimave është Alketa Hysa, ish gruaja e Ramazan Kutrës. Ndërsa e plagosur rëndë ka mbetur edhe e ëma e saj, Kujtime Hysa. Po ashtu dyshohet se viktimë është dhe motra e saj, Etleva Kurti.

Autori është shpallur në kërkim dhe janë ngritur disa postblloqe.

 

vrasje paskuqan

Lini një Përgjigje