TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 11:03

Fatos Tushe “kokë turku” i luftës antikorrupsion, Apeli rrit dënimin dhe e rikthen në qeli

Shkruar nga Pamfleti
Fatos Tushe “kokë turku” i luftës antikorrupsion, Apeli
Fatos Tushe

Deri më tani e kanë pësuar vetëm “peshqit e vegjël” nga drejtësia e re, pasi "mamuthët e korrupsionit" rrinë të qetë.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, është “kurbani” i radhës i luftës antikorrupsion. Teksa ministra, ish-ministra, ish-kryeministra dhe presidentë shijojnë paret e korrupsionit, ata që e pësojnë janë të “vegjlit”.

Gjykata e Posaçme e Antikorrupsion e dënoi atë me 2 vite e 4 muaj burg për “shpërdorim detyre”, por Apeli e ka rritur dënimin. Tushe është shpallur fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Si përfundim Fatos Tushe është dënuar me 5 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij është 3 vite e 4 muaj burgim. Tushe e kishte kryer dënimin e mëparshëm ndërkohë që tani do të duhet të rikthehet në burg, për të vuajtur dënimin edhe më 12 muaj. Duhet theksuar se Tushe u fut në burg për një kanal vaditës, ndërkohë që tani në atë kanal po hidhen sërish miliona dhe grabitja vijon. Por duket se është bërë e modës që kryeministri bën “koka turku” nga radhët e veta, për të treguar se ai s’ka lidhje me korrupsionin dhe se reforma në drejtësi po ecën. Por në fakt deri më tani e kanë pësuar vetëm “peshqit e vegjël”, pasi mamuthët e korrupsionit rrinë të qetë.

Ndërkohë që Apeli i GJKKO ka vendosur gjithashtu konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit përfundimisht të shumave monetare të gjetura në shtëpitë e Fatos Tushes, Flamur Peqinit, Gentian Nushit dhe Ilva Billos.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

 

tushe lushnje gjkko

Lini një Përgjigje