
Policia ka ndërhyrë në fshatin Pezë të Helmës për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti ku janë përfshirë dy persona të cilët janë arrestuar pas ngjarjes.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Prevention” në fshatin Pezë Helmës, janë vënë në pranga 2 persona që u përfshinë në një konflikt dhe një tjetër që fshehur armën e zjarrit. Konkretisht, janë vënë në pranga:
Noldi Shima, 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
Eris Bulku, 32 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
Ibrahim Bulku, 60 vjeç, banues në Pezë-Helmës, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Policia ka bërë të mundur parandalimin e konfliktit për motive të dobëta mes Eris Bulkut dhe Noldi Shimës, i cili mbante me vete armë zjarri.
Gjatë konfliktit fizik, Noldi Shimës i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë Ibrahim Bulku, babai i Eris Bulkut dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me 2 krehra me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje