TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Shkurt 2023, 17:04

Pikëpyetjet e aksidentit te Shallvaret, patologjitë dhe koha e pushimit të drejtuesve të automjeteve

Shkruar nga Pamfleti

 

Pikëpyetjet e aksidentit te Shallvaret, patologjitë dhe koha e

Një ditë pas aksidentit të urbanit të Unazës së Re dhe 9 makinave të tjera, policia ka marrë kartelën mjekësore të drejtuesit të autobusit Agron Xhafa, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Mësohet se 63-vjeaçari, vuante nga diabeti, në disa video të xhiruara brenda autobusit të cilat i janë vënë në dispozicion policisë duket se si Xhafa nuk është në gjendje të drejtoje mjetin 18 metra të gjatë.

Kjo ka ngritur pikëpyetje lidhur me shoferët e transportit urban ku parashikohet se në raste të patologjive mjekët e kompanive nuk duhet të lejojnë drejtimin e autobusëve.

“Me ligj duhet të ketë edhe një doktor i cili duhet të qëndrojë pranë kompanisë dhe duhet të mbajë kartelën e çdo punonjësi duke bërë kontrollohet shëndetësore”, thotë Konstandin Foni, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban Qytetas për A2

Një tjetër problematikë për drejtuesit e këtyre mjeteve është dhe pushimi që ata duhet të kryejnë. Ndonëse autobusët urbanë nuk kanë tahograf sipas detyrimeve ligjore përcaktohet se për mjetet mbi 2.5 tonë për çdo 4 orë udhëtim duhet të ketë 45 minuta pushim.

Sipas Konstandin Fonit diçka e tillë kryhet përgjatë stacioneve. “Shoferët e transportit publik kanë një cikël të përcaktuar dhe në çdo pikë fundore ata kanë mundësinë të pushojnë 10-15 minuta”, thotë ai. “Ai (shoferi) mund të ketë pasur 4 orë e gjysmë punë në momentin që ndodhi aksidenti”.

Në aksidentin e së hënës u përfshinë 10 automjete ndërsa 9 persona mbetën të plagosur. Fatmirësisht veç dëmeve material të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Në pamje shihet dhe se si një vajzë shpëton mrekullisht nga përplasja ndërsa në momentin e aksidentit një pemë ndaloi makinën e cila drejtohej për nga udhëtarja e cila priste në stacion.

 

Lini një Përgjigje