Një varkë peshkarexhë është mbytur në afërsi të ishullit të Sazanit. Dy marinarët janë shpëtuar pasi varka me të cilën kishin dalë për të kapur peshk, mori ujë.
Ata ishin duke peshkuar por për shkak të motit të keq, varka është mbytur.
Të dy janë nxjerrë nga uji nga peshkatarë të tjerë dhe roja Bregdetare.
Tashmë ndodhen në spitalin e Vlorës ku po marrin ndihmën mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore është stabël.
Lini një Përgjigje