
Mësohet se një 35-vjeçar ka hapur breshëri zjarri ndaj një banese dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se autori është Ramazan Hutra, i moshës rreth 35 vjeç.
Sipas informacioneve, ai ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj banesës së ish-gruas së tij. Ndërkohë është shpallur në kërkim nga policia.
Dyshimet paraprake kanë të bëjnë me një konflikt të vazhdueshëm mes tij dhe familjes së ish-bashkëshortes. Të dhënat paraprake flasin se çifti është ndarë, por kanë pasur konflikte të vazhdueshme duke degraduar në ngjarje tragjike.
Lini një Përgjigje