TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 11:52

Vjedhja e 500 mijë eurove, Alda Klosi përballje "kokë më kokë" me sanitaren Rozeta Dobi në prokurori

Shkruar nga Pamfleti
Vjedhja e 500 mijë eurove, Alda Klosi përballje "kokë
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi

Ish-zyrtarja e shtetit Alda Klosi dhe sanitarja e saj Rozeta Dobi janë shoqëruar këtë të mërkurë në prokurori.

E para që ka dalë nga qelia ka qenë Rozeta Dobi dhe pas saj është shoqëruar ish zyrtarja Alda Klosi drejt prokurorisë.

Shoqërimi i tyre është bërë me urdhër te hetuesve për ballafaqim të deklarimeve që ata kanë dhënë pas arrestimit.

Alda Klosi është lënë në masën arrest me burg nga gjykata, pas zbulimit të një shumë parash në shtëpinë e saj të cilat u vodhën nga pastruesja Rozeta Dobi.

Mbi ish zyrtaren e shtetit, Alda Klosi të rëndojnë disa vepra penale.

Dyshimet ndaj Klosit u shtuan, pasi ajo dha dy deklarime të ndryshme mbi paratë e vjedhura.

Ditën kur ndodhi grabitja në banesën e saj ajo deklaroi në polici se i mungonte vetëm një sasi parash që nevojiteshin për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

Historia është ende nën hetim, pasi Rozeta Dobi dëshmoi se nuk i grabiti paratë, por e inskenoi të gjithë situatën në bashkëpunim me Alda Klosin. Këto pretendime pritet të zbardhen nga ana e Prokurorisë.

Ky ballafaqim vjen pas dëshmive kontradiktore të Klosit dhe Dobit gjithashtu edhe të vëllait të zyrtares së lartë për shifrën e 120 mijë eurove.

Ka qenë denoncimi i Alda Klosit ajo që gjithashtu e vuri në pranga ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, e cila ende pohon se ka vetëm 120 mijë euro për trajtimin e xhaxhait të saj i cili vuante nga kanceri, (aktualisht ka ndërruar jetë). Por përpos kësaj shifre që janë vjedhur nga Rozeta, një përgjim i Rozetës dhe të birit, Havier Dobi ka nxjerrë një shifër prej 400 mijë eurove, autori i së cilave njëra palë thotë se janë të Klosit ndërsa kjo e fundit e mohon.

alda klosi rozeta dobi prokuroria ballafaqim

Lini një Përgjigje