TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 13:13

Krim i rëndë në Tiranë, dhëndri qëllon familjen e gruas; 2 viktima dhe 3 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Krim i rëndë në Tiranë, dhëndri qëllon familjen e
Pamjet nga vendngjarja

Një krim i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një 35-vjeçar në Paskuqan të Tiranës ka shkuar në shtëpinë e familjes së ish gruas së tij dha ka qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat mësohet se të vdekur kanë mbetur 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Mësohet se autori është Ramazan Hutra. 35-vjeçari ka qëlluar edhe ish vjehrrin e tij.

Të plagosurit janë transportuar tek spitali i Traumës ku po marrin ndihmën mjekësore. 

Arsyet e konfliktit ende nuk dihen dhe polcia ka shkuar në vendngjarje të cilët po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit i cili është i armatosur me kallashnikov.

Autori i krimit është larguar me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.

Janë ngritur disa postblloqe për të vendosur kontroll të rreptë të makinave në këtë zonë me qëllim për të kapur autorin e krimit.

Mësohet se e vdekur ka mbetur Alketa Hysa, ish gruaja e tij, ndërsa Kujtime Hysa dhe një tjetër grua kanë mbetur të plagosura.

krim i rëndë në paskuqan

Lini një Përgjigje