TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 14:33

Krimi në familje në Paskuqan, identifikohen 2 viktimat, familjarët: Ish-dhëndri ishte i dhunshëm

Shkruar nga Pamfleti

Krimi në familje në Paskuqan, identifikohen 2 viktimat,

Ramazan Kurta dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e kësaj të mërkure në Paskuqan, aty ku dyshohet se kanë humbur jetën 2 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Në vendin e ngjarjes, një e afërme e familjes së sulmuar nga ish-dhëndri i tyre është shprehur se ish-çifti kishin rreth 7 muaj të divorcuar. Po ashtu, ajo ka thënë se ata kanë një vajzë 4-muajshe.

E afërmja e familjes ka deklaruar se autori i dyshuar ishte i dhunshëm e madje ka thënë se kishte probleme me shëndetin mendor.


"Kanë 7 ose 8 muaj të divorcuar. Kanë një gocë 4-muajshe. Ai ishte… Në burg nuk e di a kishte qenë… Ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore.  Goca ka qenë shumë e urtë, është gjynah me i rënë në qafë.", tha një e afërmja e familjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paskuqan ku ish-dhëndri ka sulmuar familjen e ish-gruas ku dyshohet se viktimë ka mbetur ish-gruaja e tij dhe ish-dhëndrri.

Dyshohet po ashtu për 2 të plagosur.

Alketa Hysa, 36 vjeçe, ish-bashkëshortja e Ramazan Kurtës një nga viktimat e ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në kryeqytet.

Plumbat e kallashnikovit të Ramazanit i kanë marrë jetën edhe Etleva Kurtit, motra e Alketës.

Ramazani dhe Alketa ishin ndarë prej disa kohësh për shkak të konflikteve me njëri-tjetrin.

krimi në familje në paskuqan identifikohen 2 viktimat

Lini një Përgjigje