TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 15:42

Krimet tronditin Tiranën/ 31-vjeçarja në Kamëz është motra e Vladimir Kurtit, dyshohet se u vra për hakmarrje

Shkruar nga Pamfleti

Krimet tronditin Tiranën/ 31-vjeçarja në Kamëz

Zbardhen detajet e krimit të rëndë të ndodhur sot në Kamëz, ku u ekzekutua një 31-vjeare. Në të njëjtën orë me masakrën në Paskuqan, te rrethrrotullimi i Kamzës u vra në oborrin e banesës Etleva Kurti, krim i cili dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Sipas të dhënave paraprake, autori ka qëlluar nga një makinë drejt oborrit të banesës ku ndodhej e reja dhe për pasojë ajo ka mbetur e vrarë.  

Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci.

Kjo ngjarje ka qenë e dyshuar fillimisht se erdhi pas një tentative grabitjeje dhe u arrestuan Vladimir Kurti dhe Rruzhdi Hoda.

Por në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, një nga autorët, përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.

Gjykata e Tiranës i dënoi me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurtin dhe 26 vite burg kundër Rruzhdi Hodën. Kurti ka marrë pjesën më të madhe të fajit, pasi gjatë hetimit është zbuluar ka qenë ai personi që ka qëlluar me armë Buçin, në sy të gruas dhe djalit të tyre të mitur. Por ashtu ka qenë dhe vet gruaja Rita Buçi, që ka identifikaur Kurtin si vrasës.

Përgjimet e të akuzuarve

Policia pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së 23 prillit të vitit të 2018, nisi një krehje të të gjithë Kamzës. Dhe pse menjëherë pas ngjarjes u shoqëruan disa persona, mes tyre dhe dy autorët, por që u liruan për t’u arrestuar më vonë. Të nesërmen ishte një përgjim i telefonatave, të Rruzhdi Hoës që solli zbulimin e të gjithë ngjarjes. Pas këtij përgjimi, Policia ka bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e Hodës, i cili është shprehur i penduar dhe ka vendosur që të bashkëpunojë duke treguar detaje mbi planin dhe ekzekutimin e tij. Më pas Hoda ka treguar para hetuesve të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe organizimin e të gjithë grabitjes, ku bën fajtor Vladimir Kurtin si ideator.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, ku Agim Buçi, gruaja e tij Rita Buçi bashkë me djalin e tyre të mitur ishin duke mbyllur marketin. Në këtë kohë më armë në dorë ka hyrë në dyqan dhe Vladimir Kurti, ndërsa Hoda ka qenë me thikë. Ata kishin bërë planin më para se donin të grabisnin xhiron e ditës, por kanë hasur në rezistencën e çiftit, të cilët kishin dhe fëmijën prezent. Në këtë moment ata janë përleshur me grabitësit dhe këta të fundit kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Agim Buçin.

 

kurti vrasje kamez

Lini një Përgjigje