TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 16:16

Kërcet arma edhe në Belsh, shoferi i autobusit qëllon me armë pas sherrit për pasagjerët

Shkruar nga Pamfleti

Kërcet arma edhe në Belsh, shoferi i autobusit qëllon me

Një konflikt banal ka përfunduar me përdorimin e armës në Belsh, ku protagonistë kanë qenë dy shoferë autobusësh që janë zënë mes tyre.

Sherri ka ndodhur në një terminal autobusësh të linjave ndërkombëtare dhe dyshohet se ka nisur për pasagjerët që do të udhëtonin me ta.

Ku më pas njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar më armë. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Ende s’ka njoftim zyrtar nga policia, ndërkohë që pritet hetimi për incidentin, që për fat të mirë, u mbyll pa viktima.

 

sherr shoferët autobusëve

Lini një Përgjigje