TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 17:33

Skandali/ Si u lirua Dan Hutra nga burgu? Apeli rrëzoi kërkesën, por dy ditë më pas ai doli nga qelia

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Si u lirua Dan Hutra nga burgu? Apeli rrëzoi kërkesën,

Drejtësia e la atë të lirë, ndërsa policia nuk e ka mbajtur fare në monitorim, duke e ditur se ai ishte me rrezikshmëri të lartë. Pra edhe një herë ligji dështoi...

Maskara e sotme në Tiranë me 3 të plagosur dhe 3 të vrarë bie edhe mbi autoritetet shqiptare. 40-vjeçari Dan Hutra, ekzekutoi me gjakftohtësi dy të afërme të ish-bashkëshortes së tij dhe plagosi këtë të fundit bashkë me nënën e saj. Po ashtu vrau një vajzë të re në Kamëz dhe plagosi ish të dashurën në Astir. Ai është ende në arrati dhe bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Por përgjegjësia direkte bie së pari mbi gjykatat dhe më pas mbi policinë. Dan Hutra ka vrarë më herët gruan e tij të parë në vitin 2007 dhe ka përdhunuar kunatën, por ai kreu shumë pak vite burg. Më saktë ai u dënua me 16 vite burg.

Më pas ai krijoi familje të re dhe u rikthye në qeli për shkak të dhunës ndaj bashkëshortes. Ai u arrestua në vitin 2022 për dhunë në familje dhe doli nga qelia vetëm 2 javë më parë. Por pyetja që shtrohet është: Si doli ai nga burgu?

Ai kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje. Gjykata e Shkallës së Parë e rrëzoi në 9 janar kërkesën e tij dhe ai e ankimoi në Apel. Sot ka reaguar Gjykata e Apelit, e cila njofton se ka lënë në fuqi të njëjtin vendim, duke refuzuar lirimin e tij.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, shprehet Apeli.

Por më pas ai i është drejtuar sërish Gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar liri, pasi ka paraqitur një akt noterial, ku bashkëshortja e tij tërhiqte padinë për dhunë. Më pas gjykata ka vendosur që ai të dalë nga qelia më 16 shkurt. Por duket se dy javë më pas 40-vjeçari ka kryer masakër. Drejtësia e la atë të lirë, ndërsa policia nuk e ka mbajtur fare në monitorim, duke e ditur se ai ishte me rrezikshmëri të lartë. Pra edhe një herë ligji dështoi dhe u morën 3 jetë të pafajshme. /Pamfleti

Skandali/ Si u lirua Dan Hutra nga burgu? Apeli rrëzoi kërkesën,Skandali/ Si u lirua Dan Hutra nga burgu? Apeli rrëzoi kërkesën,

dan hutra apeli burg

Lini një Përgjigje