TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 12:11

Aksidenti tragjik në Greqi, shpëtojnë mrekullisht 8 shqiptarë nga përplasja e trenave

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Greqi, shpëtojnë mrekullisht 8
Pamjet nga vendngjarja

Tetë shqiptarë mësohet të kenë qenë në tren gjatë momentin të përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës në Greqi.

Sipas TCH ata janë: Paco Elisea, Plasa Vanesa, Almeta Erisa, Franklin Desan, Alma Γίτσα, Drithi Roberto, Liuri Anisa dhe Dhimitër Zonga.

Mësohet se vetëm njeri prej tyre është plagosur, kurse shtatë të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Protothema shkruan se numri i viktimave ka shkuar në 38. Ndërkohë 85 persona mbetën të plagosur. 66 të plagosur ndodhen ende në spital, 6 prej të cilëve në gjendje kritike.

Megjithatë mediat greke shkruajnë se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet pasi shumë persona kanë mbetur të bllokuar në vagonë. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për t’i nxjerrë ata.

Deri më tani nuk dihen zyrtarisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, por mediat flasin për një gabim njerëzor nga makinisti i stacionit të Larisës.

Siç shkruan Kathimerini, ka shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me koordinimin që kanë bërë autoritetet kompetente në momentin e aksidentit. Kjo është tragjedia më e rëndë që ka goditur Greqinë sa i përket transportit hekurudhor.

aksidenti tragjik në greqi arrestohen dy shqiptarët në itali

Lini një Përgjigje