TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2023, 11:13

22.5 mijë ton naftë ruse kontrabandë, arrestohet kapiteni i anijes në Durrës; porosia ishte bërë nga një biznesmen në Elbasan

Shkruar nga Pamfleti

22.5 mijë ton naftë ruse kontrabandë, arrestohet kapiteni i

Policia ka ekzekutuar vendimin e prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me 24 mijë ton naftë. Edhe pse urdhri është firmosur me datë 24, ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq.

Ndërkohë është arrestuar kapiteni i anijes. Ndërsa 24 marinarët janë në anije.

Në 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë "Grace Felix" me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj.

Anija kishte destinacion "Romano Port" ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare "Bella Gaz" me pronar Ilir Bellën. 

Anija çisternë me 22.500 ton naftë është sekuestruar nga policia në Durrës me 20 shkurt.

Anija “Grace Felix” me flamur të Liberisë do ta shkarkonte karburantin në Romano Port, porti i hidrokarbureve në zonën e Porto Romanos.

Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë ruse në ujërat greke, pranë portit të Kallamatës, nga një anije tjetër. Një praktikë kjo e njohur kohët e fundit në Greqi për të cilën ky vend është kritikuar shpesh nga BE për thyerjen e embargos me Rusinë.

Aktualisht, anija e sekuestruar “Grace Felix”, me flamur të Liberisë, ndodhet 5 milje larg nga bregu i Durrësit dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, qofshin ata persona fizikë apo juridikë.

22.5 mijë ton naftë ruse kontrabandë arrestohet kapiteni i anijes në durrës

Lini një Përgjigje