
Një shqiptar është shpallur i humbur nga aksidenti tragjik në Larisa të Greqisë.
I humbur është Denis Ruçi nga Tirana 23 vjeç.
E afërmja e tij tregon për Top Channel se i riu po udhëtonte me trenin që u përplas pak pas mesnate dhe tani nuk ka asnjë informacion për të.
“Erdhi çuni i vëllait, na pa në Athinë… pastaj pamë lajmet që u përplas treni.”, thotë Ana Ruçi mes lotësh.
Treni i pasagjerëve me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës mbrëmjen e djshme rreth orës 23:00.
Si pasojë 40 persona kanë gjetur vdekjen dhe 60 janë plagosur, prej të cilëve 6 ndodhen në gjendje kritike për jetën.
270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.
Lini një Përgjigje