TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Mars 2023, 18:24

Të shtënat me armë në terminalin e autobusëve në Belsh, arrestohet 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë në terminalin e autobusëve në

Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në terminalin autobusëve në Belsh të Elbasanit. Mësohet se pasditen e sotme dy shoferë autobusësh janë konfliktuar me njërin tjetrin për arsye konkurrence dhe njëri nga shoferët ka qëlluar me armë.

Sipas njoftimit zyrtarë fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të plagosur nga të shtënat me armë, por thjesht dëme materiale.

Autoritete njoftojnë gjithashtu se pas sherrit 35-vjeçari i cili qëlloi me armë ka ikur nga vendngjarja dhe pas 1 ore ndjekje nga policia është bëri i mundur arrestimi i tij.

Njoftimi i Policisë:

Belsh/ Qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit A. T., për arsye konkurrence, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga, pas 1 orë ndekjeje, 35-vjeçari. 

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me të cilën dyshohet se qëlloi 35-vjeçari.

Si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtonte shtetasi A. T.  

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.  

Si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të stacionit të Policisë Belsh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, pas një orë ndjekjeje, është bërë e mundur kapja dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 35 vjeç, banues në Belsh.   

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të autobusit që po drejtohej nga shtetasi A. T., për motive konkurrence (të ardhurat nga transportimi i pasagjerëve, me autobus).  

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, me të cilën dyshohet se qëlloi shtetasi A. D. Vijojnë veprimet hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

të shtëna belsh arrestohet 35-vjeçari

Lini një Përgjigje