TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2024, 21:50

Meta harron “laraskat” dhe “tradhtitë”: Monika më nxit të merrem me sport

Shkruar nga Pamfleti

Meta harron “laraskat” dhe “tradhtitë”: Monika

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në një intervistë ndryshe në emisionin “FitStation” në News24, këtë herë jo nga zyra, por nga ambientet e palestrës.

Meta u shpreh se me aktivitetet sportive të cilat i ka reklamuar gjerësisht muajt e fundit ai dëshiron të japë mesazhin për mbrojtjen e shëndetit përmes sportit.

Ai zbuloi po ashtu se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka qenë një nga nxitëset që ai të futej në palestër. Si duket ka harru akuzat se në PL kishte laraska dhe tradhtare.

Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin për mbrojtjen e shëndetit nëpërmjet sportit Garat na ndihmojnë te gjithëve. Pa stërvitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene një nga nxitëset qe unë te merresha me palestër. Ne duhet t’i motivojmë te rinjtë te merren me sport. Me pëlqen qe shoh shume njerëz qe merren me sport dhe stërviten ne palestër. Po bej gjithçka qe te motivoj te rinjtë te merren me sport”, tha ai.

Lini një Përgjigje