TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2024, 17:57

Të tentosh të bësh për vete diasporën... me këngët degjeneruese të Noizy-t

Shkruar nga Pamfleti
Të tentosh të bësh për vete diasporën... me
Rama-Noizy

Ejani në koncert, se Edi Rama është më shumë i interesuar për numrin e njerëzve që do të mblidhen, sesa për cilësinë e diskutimeve politike që do të zhvillohen atje pas koncertit!

Kryeministri Edi Rama duket se është gati të bëjë çdo gjë për të mbledhur një turmë të madhe më 12 maj në Athinë. Madje ai shkel edhe mbi çdo vlerë morale e politike për t'ia arritur këtij qëllimi. Në përpjekje për të mbledhur sa më shumë njerëz, ai po merr me vete një figurë më se të diskutueshme.

Është Noizy, këngëtari i rrepit me tekstet që tentojnë t'u mbushin mendjen adoleshentëve me tema të ndryshme për drogën e prostitucionin..., pikërisht ai i përzgjedhuri i Edi Ramës për të çuar mesazhin politik tek emigrantët tanë. Stadiumi i lojërave me dorë i Galatsit në Athinë më 12 maj do të buçasë shqip nga tekstet që i thurin himne halabakërisë e kalamajve të dalë duarsh...

Kryeministri ynë e ka mbledhur mendjen prej kohësh, por këtë radhë po tenton të na bindë edhe nëse përmbajtja e teksteve të "këngëve" pa melodi të tipit Noizy, janë në përputhje të plotë me pikëpamjet e tij politike...

Ejani në koncert, se Edi Rama është më shumë i interesuar për numrin e njerëzve që do të mblidhen, sesa për cilësinë e diskutimeve politike që do të zhvillohen atje pas koncertit!

Ejani, pavarësisht moshës! Ejani të mbushni sallën, edhe ju që e keni kapërcyer moshën e adoleshencës të merrni pjesë në valën e re të politikës së Rilindjes së halabakëve të mirëfilltë!/Pamfleti

Të tentosh të bësh për vete diasporën... me

Lini një Përgjigje