TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2024, 13:40

Mediat greke zbardhin detaje nga show i Ramës në Athinë: Merr me vete 100 vartës dhe 50 gazetarë, e gjithë policia në këmbë

Shkruar nga Pamfleti
Mediat greke zbardhin detaje nga show i Ramës në Athinë: Merr me
Edi Rama

Këngëtarë, makinë të blinduar, 50 gazetarë dhe eskorta policie, çfarë do të bëjë Rama në Athinë?

Zbardhen të tjera detaje nga vizita e Ramës në Greqi.

Sipas mediave vendase, policia greke po merr masa shumë të rrepta. Qindra punonjës policie (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim) do të jenë në dispozicion për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për ta mbrojtur atë deri në momentin e largimit.

Po ashtu bëhet e ditur se Rama do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona. Në këtë shoqërim do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të shkojnë direkt në Teatrin e mbyllur të Krishtlindjeve të Galatsit. Aty janë përgatitur dy dhoma, për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij. pra duket se do të kemi shoun e radhës, pasi kryeministri ka thirrur 50 gazetarë.

Fjalimi i tij në Teatrin e Krishtlindjeve do të mbahet rreth orës 11:00, por Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës edhe takime me bashkatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë, si dhe pritet të shpërndajë broshurat për marrëdhëniet dypalëshe.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët e tij në Galatsi, ndërsa në orën 6.00-7.00 pasdite do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Po ashtu një ditë më parë u bë e ditur se Rama ka firmosur përfundimisht një marrëveshje me Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin. Ndërkohë Ramës i është dhënë një makinë tip “BMW” e blinduar për të ruajtur sigurinë.

Por duket se Ramës nuk i ka ecur shumë plani për të mbushur pallatin e sportit dhe ka vendosur të hedhë para për këngëtarë. Kryeministri ka marrë me vete Noizyn. Ky i fundit sa herë janë në vështirës socialistët shfaqet. Ai do të këndojë atje. Po ashtu sipas bashkëkryetares së PS në Athinë, Arminda Plangarica, është ftuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira. /Pamfleti

Lini një Përgjigje