TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2024, 12:28

“Rama e sheh Shqipërinë si pronën e tij”, Basha: 11 vjet pas ardhjes së Rilindjes në pushtet vendi u zbraz

Shkruar nga Pamfleti

“Rama e sheh Shqipërinë si pronën e tij”, Basha: 11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Elbasan, deklaroi se kryeministri i vendit Edi Rama e sheh Shqipërinë si pronën e tij.

Lulzim Basha nuk kursen akuzat ndaj kryeministrit, ndërsa thekson se se 11 vite pas ardhjes së Ramës në pushtet, Shqipëria është zbrazur.

Sipas Bashës, qeveria e Ramës është më e korruptuara në 34 vite demokraci.

“Qeverisja është kthyer në teatër, ku kemi një aktor të vetëm, që Shqipërinë e sheh si pronën e tij. Vetëm i zoti i shfaqjes merr kënaqësi, jo shqiptarët. Universitetet janë boshatisur nga studentët. Elbasani është braktisur, edhe Korça, edhe Shkodra e qytetet e tjera. 11 vjet pas ardhjes së Ramës në pushtet, Shqipëria u zbraz. Shqiptarët largohen për bukën e gojës dhe për përgjegjësinë që ndjejnë për familjen që duan të krijojnë. Kjo është qeveria më e korruptuar e 34 viteve”, tha Basha.

basha rama

Lini një Përgjigje