TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2024, 21:27

Rama miting apo koncert në Greqi? Përdor Noizyn dhe Eleni Foureirën për audiencë, merr makinë të blinduar dhe armatë truprojash

Shkruar nga Pamfleti

Rama miting apo koncert në Greqi? Përdor Noizyn dhe Eleni

Duket se Ramës nuk i ka ecur shumë plani për të mbushur pallatin e sportit në Athinë dhe ka vendosur të hedhë shumë para...

Kryeministri Edi Rama të dielën do të mbajë një miting në Greqi, miting që ka ngjallur shumë debate. Kryeministri e ka shitur si një takim me socialistët atje, në kuadër të një turi që ka nisur në diasporë, por për grekët është parë si provokim.

Takimi vjen në prag të zgjedhjeve europiane dhe Mitsotakis ka kandiduar Fredi Belerin. Pra duket si një lojë “macja me miun”. Mitsotakis provokoi, ndërsa Rama kërkon t’i kthejë reston, pse jo të ndikojë dhe te shqiptarët që votojnë atje.

Por përtej kësaj, duket se kryeministrit nuk i kanë ecur fare mirë punët. Fillimisht u mundua derisa gjeti një vend për të mbajtur takimin. Bashkia tentoi ta bllokonte një herë tubimin, por më pas u tërhoq.

Mitingu do të mbahet në një pallat sporti në Galatas dhe duket se do të kushtojë mjaft shtrenjtë. Rama shkon si lider i PS dhe mbetet të shihet nëse do bëjë transparencë mbi financat, apo janë qytetarët shqiptarë ata që paguajnë për “çmenduritë” e kryeministrit.

Së pari mësohet se Rama ka firmosur përfundimisht një marrëveshja me Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës. Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndërsa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndriçimin, foninë dhe pastrimin. Ndërkohë Ramës i është dhënë një makinë tip “BMW” e blinduar për të ruajtur sigurinë.

Rama miting apo koncert në Greqi? Përdor Noizyn dhe Eleni
Makina e blinduar

Por duket se Ramës nuk i ka ecur shumë plani për të mbushur pallatin e sportit dhe ka vendosur të hedhë para për këngëtarë. Kryeministri ka marrë me vete Noizyn. Ky i fundit sa herë janë në vështirës socialistët shfaqet. Ai do të këndojë atje. Po ashtu sipas bashkëkryetares së PS në Athinë, Arminda Plangarica, është ftuar edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira.

Është një festë, pas shumë viteve vjen kryeministri. Vjen me një platformë për të gjithë diasporën, nuk i drejtohet vetën strukturave të PS, por  i drejtohet diasporës në total. Përbën festë për ne, paraqitja  e tij në Athinë, kemi marrë masat që ta presim siç e takon me grupe artistike, fëmijë nga diaspora që do japin mesazhi e së ardhmes, do vijë Noizy, Eleni Foureira”, tha ajo.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se këngëtarja Foureira ka refuzuar ftesën e kryeministrit. Nuk dihet me saktësi, por mbet të shihet të dielën nëse ajo do të këndojë. Thuhet se nëse ajo nuk shkon, do të ketë këngëtarë të tjerë.

Normalisht lind pyetja, Rama po shkon për takim me shqiptarët apo për koncert? Kryeministri po rikthen vitet e dikurshme, ku mendon ende se njerëzit gënjehen me këngëtarë. Këtë bënte me Berishën  nëpër fushata dhe këtë po bën në Athinë. Po ashtu pyetja shtrohet, kush i paguan gjithë këto shpenzime, duke filuar nga salla, te siguria dhe këngëtarët? Se mos na del kryeminsitri deklaron si Berisha se ka sponsor. /Pamfleti

Rama miting apo koncert në Greqi? Përdor Noizyn dhe Eleni

Lini një Përgjigje