TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2024, 20:38

“Ai është armiku i shqiptarëve në diasporë”, Berisha për vizitën e Ramës në Greqi: Ndërhyrje në zgjedhjet elektorale

Shkruar nga Pamfleti

“Ai është armiku i shqiptarëve në

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur sa i përket vizitës së Ramës në Athinë. Berisha tha se ky veprim i Ramës, është ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale.

Ai theksoi, se Rama është armiku më i madh i diasporës dhe kombit shqiptar.

“Së dyti, thashë dhe njëherë nuk do merresha me takimin me diasporën, mallin e pashuar të shqiptarëve për të, por nuk kam si të mos merrem kur ky takim bëhet në një moment elektoral dhe përbën një ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale të një vendi i cili pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, ka rritur në mënyrën më progresive standardet e trajtimit të emigracionit shqiptar në atë vend. Vetëm një njeri pa mend, vetëm një njeri që nuk gjen interes tjetër përveç interesit të tij personal, niset në një vizitë të tillë.

Atyre shqiptarëve, do të më falin, por të paktën nga mendja, që e marrin këtë si një karshillëk që po i bën Greqisë Edi Rama me takimin, u them se u ka mbetur koha tek Enver Hoxha.
Se gjatë këtyre 30 viteve, në shtetin fqinj kanë gjetur strehë, kanë gjetur punë, kanë ndërtuar familje, ndoshta rreth 1 milion shqiptarë. Miqtë e mi, ka edhe arsye të tjera. I fundit njeri që mund të imagjinonte të takonte diasporën është armiku i diasporës dhe kombit shqiptar, Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje