
Është frikë nga goditja penale antikorrupsion. Do bashkoheshin dikur ata, por do shohim a do bashkohen tani. Jemi akoma në propozim. Rama kërkon të shpëtojë veten...
Avokati Spartak Ngjela ka zbërthyer projektin e ri të Edi Ramës për të luftuar korrupsionin. Një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, kryeministri ka propozuar një komision parlamentar për të rishikuar ligjet e reformës dhe kontrolluar institucionet kushtetuese.
Sipas avokat Ngjelës, e gjitha kjo tregon frikë dhe Rama këtë po e bën për të shpëtuar veten. Sipas tij reforma po ecën dhe e gjitha duket se është një lëvizje anti-SPAK.
“Duhet të jemi të kujdesshëm sepse këta janë trembur të gjithë nga SPAK. Rama e ka shprehur indirekt që do ta prekë SPAK dhe kërkon përmes një reforme të bëjë antireformë. Reforma është bërë dhe nuk e ka bërë SPAK, por e ka bërë Uashingtoni. SPAK është duke u kualifikuar. Ka probleme, se nuk mund të themi se kanë qenë të paprekur nga korrupsioni kur kanë qenë para se të emëroheshin në SPAK. Se SPAK nuk u formua me individë që ishin jashtë drejtësisë shqiptare. Tani këta janë trembur dhe duan të prekin SPAK. Se dy gjëra ka. Ose ka një reformë që të çojmë përpara atë që është bërë, ose bën një antireformë për të eliminuar SPAK. Do të shohim ligjin. A do guxonin? Këta do tentojnë por problemi është se çfarë do thotë Zeusi? A do tu hedhë Zeusi vetëtima. Të shohim çfarë do thonë politika e SHBA dhe e BE”, tha avokati në një emision.
Sipas Ngjelës, SPAK-un e paguan Uashington dhe e kanë ata në dorë nëse do të lejojnë këtë projekt të Ramës. Sipas tij, vetë kryeministri ka frikë dhe duket sikur po tenton të shpëtojë veten nga furtuna që po vjen.
“Edhe reformën në drejtësi ata e drejtuan (SHBA). Arritën 140 vota në Parlament. Ka pengesa dhe sipas burimeve që kam nga ndërkombëtarët SPAK ka problem dhe me korrupsionin dhe tani po e them, por janë të trembur. Unë u thashë vendosurin mbrojtje. Natyrisht krimi i organizuar godet. Kanë mbrojtje më kanë thënë dhe si duket ka problem të brendshme dhe vetë SPAK.
Është frikë nga goditja penale antikorrupsion. Do bashkoheshin dikur ata, por do shohim a do bashkohen tani. Jemi akoma në propozim. Rama kërkon të shpëtojë veten me këtë që po bën. Duke nisur nga një reformë gjenerale do shohim nëse do ja japë ekspertizës amerikane si herën e parë apo do e bëjë vetë, po e beri vetë është kundër SPAK”, tha ai.
Dje PS e dërgoi në Kuvend rezolutën dhe duket se Rithemelimi do i bashkohet. Komisioni që do ngrihet do kontrollojë SPAK, KLSH, ILDKP dhe çdo organ kushtetues. /Pamfleti
Lini një Përgjigje