TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2024, 13:00

Zyrtarët e PS në SPAK, Blendi Klosi: Kush shkon në dyert e gjykatave nuk do kenë asnjë mbrojtje politike

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtarët e PS në SPAK, Blendi Klosi: Kush shkon në dyert e
Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi është pyetur ditën e sotme në paraqitjen e zyrtarëve të lartë socialistë në SPAK.

I pyetur për qëndrimin e PS, ai u shpreh se nuk komentojnë vendimet që merr drejtësia.

Klosi tha ndër të tjera  se “kush shkon në dyert e gjykatave do gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do ketë asnjë mbrojtje nga politika”.

“Siç e kemi thënë ne nuk kemi komente për vendimet që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para drejtësisë nuk ka pasur pengese nga PS dhe nga kryeministri. Besoj që është një realizim i një premtimi të fortë elektoral që ne morëm mandatin në 2013 për një drejtësi të pavarur. Kushdo që ka kërkesa nga organet e drejtësisë së re për të dhënë informacione do të duhet të japë.Kush shkon në dyert e gjykatave do gjykohet për ato çfarë faktet tregojnë në procesin gjyqësor dhe nuk do ketë asnjë mbrojtje nga politika për ata që kanë procese gjyqësore”, u shpreh Klosi.

I pyetur nga gazetarët për datat e takimit në Greqi të Ramës nëse është rastësi apo ka lidhje me shënimin e një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, ai tha:

Ne nuk kemi komente për vendime që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para organeve të drejtësisë, nuk ka pasur pengesë nga PS. Sa i përket lidhjes që bëni me kapjen në flagrancë të Belerit, ne turin e kemi deklaruar që në 8 dhjetor. Pasi bëmë proceset zgjedhore dhe turet brenda vendit, i erdhi radha diasporës, s’ka lidhje me datën e një viti të arrestimit me kandidatin Himarës”, tha Klosi.
Klosi foli gjthashtu edhe për votën e emigrantëve.

blendi klosi

Lini një Përgjigje