TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2024, 11:28

Ligji për Akademinë, Zhupa padi në Kushtetuese: Shpikje për pension luksi për deputetët e PS

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për Akademinë, Zhupa padi në Kushtetuese: Shpikje për
Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese padinë e 37 deputetë të opozitës kundër ndryshimeve të ligjit për Akademinë e Shkencave.

Për gazetarët ajo tha se ky ligj i garanton PS “vetëm futjen e hundës së politikës në Akademinë e Shkencave dhe asgjë tjetër”.

"Ky ligj në fakt u bë për të dhunuar akademizmin dhe është antikushtetues - theksoi Zhupa para mediav, si edhe bën që grupe të caktuara brenda PS, të përfaqësuar nga deputetë të caktuar Koçi dhe Beqiraj, mbasi të mbarojnë karrierën aktive si deputetë në Kuvend, të kalojnë në një pension luksi në Akademi dhe kjo në fakt është diçka që ka ndodhur dhe po sofistikohet. 

Ky ligj ka dy lloj shkeljesh për të cilat kemi ardhur në Kushtetuese dhe unë falënderoj 37 deputetët që u bashkuan në këtë padi.", tha deputetja.

 

 

ligji për akademinë zhupa padi në kushtetuese

Lini një Përgjigje