I ngarkuari me Punë në Shqipëri, David Wisner ditën e sotme në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në Ditën e Drejtësisë, tha se Reforma në Drejtësi është një reformë pa kthim.
Ai tha se SHBA ka pritshmëri që institucionet e krijuara në 2016 do të kenë afatgjata dhe kjo nuk vihet në diskutim, ndërsa shtoi se SHBA do mbështesë SPAK ti bëjë ballë presioneve dhe të godasë krimin e organizuar.
“112 vjet më parë ka qenë një hap për Shqipërinë, por ka qenë e qartë që mbetet më shumë punë për të bërë. Kujtesë që ndjekja e drejtësisë, parim i pakohë. Ne jemi krenarë për vlerat e përbashkëta që bashkëndajmë me shqiptarët. Qëndrore sundimi i ligjit që duhet të jetë në qendër të angazhimeve tona. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenarë për punën që njerëzit në këtë sallë kanë arritur. Ju keni nisur të sillni transparencë dhe llogaridhënie në sistemin e drejtësisë. Ju keni nisur të merrni masa. Shqiptarët kërkojnë një sistem drejtësie që të kenë besim të trajtohen me drejtësi.
Ju përballeni me sfida të konsiderueshme: Vende vakante, numri i çështjeve gjyqësore të parapambetura, ka ende nevojë të zhvillohet veting, zhvillimi i standardeve për institucionet që janë ende të reja, vonesa në rotacionin e anëtarëve të Këshillit, ka presion politik, pritshmëri të larta nga publiku dhe mbajtja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar – llogaridhënëse, e rëndësishme dhe ju duhet të punoni pak më shumë për këtë.
Takimi juaj, shembull që instititucionet nuk mund të punojnë të vetme. SHBA janë krenarë të punojnë me ju. Reforma në Drejtësi dhe sukseset e saj janë të pakthyeshme. Ne presim që institucionet që janë krijuar 112 vite më parë, të krijuar në 2016-ën do të jenë këtu në afatgjatë, nuk ka pikëpyetje sepse populli është shprehur se e duan këtë. Më shumë duhet bërë për një demokraci më të fortë. SHBA do t’i mbështesin përpjekjet për të ndërtuar reforma të suksesshme. Nxisim më shumë bashkëpunim për të çuar para reformat e nevojshme.
Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që presin të shohin rezultate nga një proces bashkëpunues. Shqipëria, SHBA dhe BE kanë shpresë që do të kenë sukses. Ne të gjithë duhet të jemi të lumtur se kjo që po bëni është e veçantë. E jashtëzakonshme ajo që po bëhet. Do të doja të thoja që është mirë që të jeni të gëzuar në padurimin tuaj, ka akoma punë për të bërë.”, tha ai.
Lini një Përgjigje